Gjatë stinës së verës, një nga pyetjet kryesore është se sa kushtojnë pajisjet e plazhit(çadër dhe shezlong).
Një ekipi i televizionit shtetëror malazez vizitoi një pjesë të bregdetit, duke raportuar se çmimet e tyre shkojnë deri në 180 euro, varësisht nga dëshirat dhe thellësia e xhepit.
Në pikun e sezonit çmimet pritet të rriten dhe ndërkohë që disa turistë nuk e kanë problem çmimet, të tjerë i quajnë grabitje të ligjshme.
Çmimet e çadër & shezlong janë të ndryshme nga Ulqini e tutje. Çmimi nuk përcaktohet vetëm nga plazhi ku shtriheni, por edhe nga radha e shezlongëve që keni zgjedhur.
Në disa vende janë 20 deri 40 euro, e në të tjera deri në 180 euro, siç raportohet nga media shtetërore malazeze.
Kërkesa dikton ofertën dhe sezoni 2023, sipas profesorit Mishko Ragjenoviç, do të jetë i shkëlqyer. Megjithatë, ai thotë se një pjesë e ofertës është shumë e shtrenjtë.
“Jam i sigurt se tashmë në këtë moment një pjesë e madhe e ofertës në plazhe i ka rritur shumë çmimet”, tha ai.
“Sipas informacioneve të mia, çmimet nuk do të mbeten në këtë nivel, por do të ndryshojnë dukshëm nga ditët e para të korrikut dhe do të mbeten të tilla deri në fillim të shtatorit ose në fund të gushtit”, tha Radjenoviç.
Por çadër & shezlong nuk janë të vetmet që përdor një turist kur zbret në det. Po t’i shtojmë kësaj akomodimin, ushqimin, pijet apo ndonjë ekskursion, ai nuk do të ketë nevojë për freskim, sepse do të “ngrijë” nga çmimet, thuhet në komentin gazetaresk në fund të raportimit. /sarandacity.al/