Ishte një kohë dhe jo fort e largët kur “Hasan Tahsini”, gjimnazi me nam i Sarandës, ofronte, veç entuziazmit tipik të moshës, edhe performanca gare mbi dijet.
Pra, pos një shkujdesjeje rinore, mu prej gjakut që zien, nxënia në mësime nxitej dhe nga gara dijesh mes nxënësve. Kështu, për gati 10 vite, në të hyrë të pranverës dhe verës, organizohej një garë enciklopedike në formën e një spektakli për gati 5 javë me radhë.
Për nostalgji të asaj kohe e jo vetëm, po sjellim takimin e dytë të Enciklopedisë 2009, ku u prezantua Viti i III – c me mësues kujdestar Safet Ademin.
Tej nostalgjisë, është ajo që gjimnazi duhet të jetë në çdo kohë një vatër dinamike rinore me impakt në jetën e qytetit.
Pra jo thjesht e ngërthyer në aspektin e ngushtë të dijedhënies e dijemarrjes klasike.
Gjimnazi duhet të jetë pikë referimi për shumëçka, pasi aty gatuhen brezat e së nesërmes, ku dhe ato kanë nevojë për një të djeshme që do i bëjë të ndihen krenarë me gjurmët që kanë lënë pas. /sarandacity.al/
https://youtu.be/vBmWCq8FQjA