Jolio Dine, ish-gazetar në Tele Joni dhe TV Riviera themeluar nga i ndjeri Agim Mato, shkroi me dhimbje për ikjen e këtij të fundit mëngjesin e kësaj të hëne.
“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta te Agim Matos!
Agim Mato është një nga njerëzit të cilit i detyrohem shumë. Kërkesës time në 2008 për të ushtruar gazetarinë investigative në televizionin e tij Tele Joni, iu përgjig pa hezitim edhe pse ende nuk kisha mbushur 16 vjeç.
Me ndihmën dhe përkrahjen e tij arrita të ngjisë shpejt shkallët e gazetarisë lokale e të afirmohem më pas edhe në atë kombëtare.
Prej ditës së sotme, Sarandës do i mungojë njeriu inovator, mendjendritur, guximtar, një nga mendjet e holla e plot vizion.
Lamtumirë i dashur mik, prehu i qetë në paqen e përjetshme!”, shkruan ish-kandidati për deputet, njëherësh ish-gazetar. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?