Kanë pritur sa kanë pritur shtetin, por në fund kanë vendosur të bëjnë vetë atë që pretendojnë se nuk ka ndodhur që nga viti 1912, kur dhe Shqipëria u bë shtet.
Në Piqeras, banorët kanë mbledhur lekë dhe kanë ndërtuar 200 m2 mur guri rrethues për varrezat e fshatit.
Gjithashtu kanë ndërtuar shkallët me beton dhe kanë bërë 139 m2 mur të brendshëm në këto varreza.
Për këtë, kanë kontribuuar banorët e Piqerasit që jetojnë aty dhe emigrantë.
“Komunës i jemi drejtuar shpesh por deri tani asnjë gjë nuk kanë bërë. E tani që e bëmë vetë po qasen të bëjnë ndonjë punë që të marrin meritat e banorëve”, shprehet një banor i Piqerasit.
Konkretisht, Arjan Prifti, Niko Laska, Emiliano Bitri dhe banorë të tjerë, kanë bërë të mundur ndërtimin e mureve rrethues të këtyre varrezave.
Në një kuptim tjetër, kjo është një gjë e mirë pasi nxit frymën komunitare të munguar ndër shqiptarë. Që do të thotë se ca punë, nëse shtetit nuk t’i bën dot, ngrihu e bëji vetë. Sigurisht, ka padrejtësi në këtë mes, pasi ata që kërkojnë shërbimin e munguar nga shtetit janë taksapagues në shtet.
Por së paku, për të marrë atë që ke nevojë, nëse mundesh bëje vetë. /sarandacity.al/