Tensionet në PD-në e përçarë janë ndezur sërish, pasi i komanduari si kryetar pas dorëheqjes së Bashës, për ta zëvëndësuar këtë të fundit, Enkelejd Alibeaj, përjashtoi katër emra nga grupi parlamentar. Kjo bëri që ndaj tij, krahu berishist të firmosë për shkarkimin e tij nga grupi parlamentar, pasi si kryetar PD-jë, edhe pse të komanduar, nuk e njeh fare.
Por ai, edhe pse gjykata ende s’është shprehur se kujt i takon vula e selia e PD-së, pretendon se ai është kryetar de jure.
“Unë jam kryetar i grupit parlamentar i zgjedhur sipas të gjitha rregullave statutore të PD-së dhe jam ushtrues i detyrës së drejtuesit të PD-së, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga e shkuara tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare edhe e asaj që ka qenë historia mbi 30-vjeçare e PD-së. Unë kam përgjegjësinë për t’i përfaqësuar”, tha Alibeaj nga Saranda, ku pati një takim me përkrahës të tij, nga ana që nuk janë pjesë e Foltores si rreshtim.
“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar, por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër”, tha ai.
Duke folur për zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj tha se demokratët duhet të shkojnë bashkë në zgjedhje.
“Duhen bashkuar forcat. Këtë duhet të vendosim edhe me demokratët e bazës në Sarandë. Nuk mund të ketë një kandidat të PD-së që garon me siglën e Partisë së Lirisë, është jashtë çdo kuptimi”, tha ai, referuar kahjes Berisha. /sarandacity.al/
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?