Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim ish-drejtorin e Kadastrës në këtë qytet, Klodian Trocin.
Ky i fundit punoi për rreth 3 muaj në Drejtorinë e Pronave në Qarkun e Vlorës, ndërsa nga posti i kreut të AKSH-së Vlorë ishte larguar vetëm dy javë më parë.
Ai është akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa përveç Trocit Prokuroria e Vlorës thotë se ka mjaftueshëm prova që tregojnë abuzimin edhe për shtetasit B.GJ. në cilësinë e drejtorit pranë D.A.M.T.së Këshilli i Qarkut Vlorë; si dhe K.M, në cilësinë e e specialistit pranë D.A.M.T.së Këshilli i Qarkut Vlorë.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Trocin dhe thotë se atij i janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe një shumë prej 60.000 euro.
Kujtojmë se Kadastra e Vlorës është bërë e famshme për ndërrimin e shpeshtë të drejtuesve, të cilët arrijnë të qëndrojnë aty vetëm pak muaj ose javë dhe më pas vetëikin. /sarandacity.al/