Duke parë që kanabisi, kultivimi i tij nuk po frenohet dot, edhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj propozon legalizimin e kësaj bime për arsye mjekësore.
Ai, këtë ide që për herë të parë është promovuar dhe argumentuar nga ish-deputeti i Jugut Koço Kokëdhima, fill pas mbylljes së Lazaratit, ia parashtroi në distancë kryministrit Rama.
“Kisha menduar që është tepër me rëndësi me legalizuar narkotikët në Shqipëri me ligj, sidomos ata që mbjellin kanabisin. Duhet ta marrë guximin, ta legalizojë, të bëjë ligj për kultivimin e tyre. E ka bërë Maqedonia, e kanë bërë popuj të tjerë. Ta heqim veten si shqiptarë nga harta e tyre që jemi vend narkotik”, tha Haradinaj në një intervistë për ABC News.
“Ndoshta do ta pastronim emrin tonë si shqiptarë”, vijoi ai. /sarandacity.al/