Kandidatët e Partisë Socialiste në Sarandë, Anila Denaj dhe Niko Kuri, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Adrian Gurma kanë zhvilluar një takim me banorët e Lagjes 1.
“Kemi patur një bashkëbisedim për punët e mëdha që janë bërë deri më tani dhe angazhimin për të mos e ndalur ritmin në asnjë moment”, është shprehur Denaj pas këtij takimi.
Gjithashtu, Denaj ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen që qytetarët po i japin në këtë fushatë elektorale. /sarandacity.al/