Kandidatja socialiste për deputete në Sarandë ishte në Xarë e Ksamil, një zonë e njohur dhe në rang kombëtar për mandarinat e famshme dhe shegët vitet e fundit.
“Në Konispol, në njësinë Xarrë, në një bashkëbisedim të ngrohtë me mbështetës dhe strukturat socialiste, për ta bërë fitoren e 25 Prillit, jo vetëm të sigurt, por edhe të thellë, për të majtën reformatore.
“Ndamë mendimet për çfarë kemi realizuar dhe çfarë mund të bëjmë akoma më mirë në mandatin3”, shkroi Denaj dhe më pas përcolli njoftimin për një takim më tutje.
“Në Konispol, në njësinë Markat, ku vijuam takimet me strukturat socialiste.
Rrisim më tej angazhimin tonë dhe mbështetjen e padiskutueshme për banorët e kësaj zone, për investimet që do të përmirësojnë shërbimet dhe mirëqenien”, shkroi gruaja që njëherësh drejton financat dhe ekonominë shqiptare si ministre e tyre. /sarandacity.al/