Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri të ditur se konkursi ndërkombëtar për dizajnin e qendrës së vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit përmbylli fazën e tij të parë, duke shpallur 4 studiot finaliste.
Sipas saj, ato janë: Kengo Kuma & Associates (Japan) me CHwB Albania, YOKE, Esmeralda Agolli, Ervin Paci, SOLARON Albania, iMEPS Engineering & Consulting, and R-Team Engineering;
Lahdelma & Mahlamäki Architects (Finland) me Geometria Architecture, doxiadis+, Ralph Appelbaum Associates, Giorgos Papazafiriou, dhe Sitowise;
Philippe PROST / AAPP (France) me Michel Desvigne Paysagiste, William Van Andringa, Terrell Group, ECO + CONSTRUIRE, dhe CL Design;
William Matthews Associates (UK) me Barker Langham, Harris Bugg Studio, Structure Workshop, dhe Atelier Ten.
“I shpallur nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, konkursi ndërkombëtar i qendrës së vizitorëve mbështetet financiarisht nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe organizohet nën mbikqyrjen e Ministrisë së Kulturës nga kompania britanike Malcolm Reading Consultants”, tha ministrja.
Margariti theksoi se, kjo qendër, e denjë për të mikpritur vizitorët, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme në shërbim të tyre do të respektojë së pari vlerat e jashtëzakonshme universale jo vetëm të zemrës arkeologjike, por të të gjithë Parkut Kombëtar. /atsh/