Ca kazanë plastikë të sapovënë në rrugët e Sarandës duket se nuk janë të duhurit.
E para estetikisht, pasi e zeza nuk mund të jetë ngjyra e denjë për një qytet ku duhet të luftohet çdo lloj grie me sa më shumë ngjyra (por ky është perceptim dhe shije e jona – Sarandacity), ndërsa sa i përket lëndës – plastikë, ajo kundërshtohet nga zjarrfikësit.
Këta të fundit patën një rast dje ku u duhej të shkonin me ujin e tyre të detyrës te një kazan në Rrugën 2 që kish marrë flakë.
Pra është pikërisht kjo arsyeja se pse kreu i kreu i Zjarrfikëses Nasibi Hasanllari është kundër këtyre lloj kazanëve, parë vetëm nga aspekti i profilit të tij. Pra sipas tij, nëse autoritetet do kishin pyetur atë në lidhje me këto kazanë, nëse janë të duhurit apo jo, ai do thoshte “Jo!”.
Arsyeja? Pikërisht plastika.
Prej tyre argumenton ai, mund të ndodh që, një zjarr i mundshëm mund të përcillet më pas te makinat e parkuara atyre pranë, dhe kështu mund të vijmë te një situatë e padëshirueshme edhe me djegie makinash.
Kujtojmë se këto kosha janë pjesë e investimeve në infrastrukturë kontenieresh të bërë nga GIZ-i gjerman.
Faleminderit, por…/sarandacity.al/