Siç e ka shpallur direktivën kreu i opozitës Basha, në të gjithë qarqet ku PD ka humbur duhet të sillen rastet e atyre që sipas tij përbëjnë “masakër zgjedhore”, një xanxë kjo për rezultatin e 25 prillit, të cilin lidershipi demokrat është përbetuar të mos e njohë.
Po Saranda e Delvina me ç’material duhet t’i përgjigjen kërkesës nga qendra?
Nga Delvina, PD e atyshme nuk ka asnjë rast për të denoncuar, siç të thonë nga kjo degë.
Ndërsa nga Saranda do dërgohet rasti i gjetjes së një kutie me material zgjedhor në Livinë, e cila i përkiste KZAZ-në në Finiq, rastin e pretenduar të lëshimit dhënies së legalizimeve nga Hipoteka gjatë fushatës, si dhe pretendimin se drejtorë institucionesh janë përfshirë në fushatë. Kjo e fundit në fakt ka qenë mëse e qartë.
Vështirësia juridike në këtë rast, në kufijtë e pamundësisë, është vërtetimi arithmetik se sa këto shkelje apo incidente (rasti i Finiqit), kanë ndikuar në rezulatin final, për të shkuar deri në përsëritje zgjedhjesh, siç Basha kërkon.
Në finale, në Sarandë gjithçka ka qenë e qetë, ku madje fundi i numërimit pasoi me një përqafim mes palëve kundërshtare. /sarandacity.al/
871783 822338One can undertake all sorts of advised excursions with assorted limousine functions. Various offer fantastic courses and several can take clients for just about any ride your bike over the investment banking area, or even for a vacation to new york. ??????? 780407