Në një shënim në kuadër të Ditës Antikorrupsion, ambasadorja amerikane tha se damkosja me “non grata” do vijojë më të tjerë emra.
“Përdorim shpalljet ‘non grata’ dhe sanksionet ndaj aktorëve të korruptuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shkruan ajo.
Kim vijon më tej duke thënë se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet tona për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar. Pse? Sepse ne duam ta shohim Shqipërinë – mike dhe aleate e jona në NATO – të rritet më e fortë dhe më e pasur. Korrupsioni përbën një cënueshmëri të sigurisë kombëtare, kufizon dhe shtrembëron investimet, si dhe minon demokracinë”.
Sipas tij, duhet të vjen ajo ditë dhe duket se po vjen, ku ndëshkueshmëria do jetë për çdo të korruptuar në Shqipëri, edhe në nivelet më të larta.
“I nxisim institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen me ne për ta ngritur anti-korrupsionin si çështje qendrore – për të bërë të qartë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që askush nuk është mbi ligjin, që ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit, që populli shqiptar mund të mbështetet tek institucionet shqiptare për të dhënë drejtësi, dhe që cilido ka një mundësi të drejtë dhe të barabartë për sukses në Shqipëri”, përfundon Kim.
Kujtojmë se ajo po kalon fazën e fundit të misionit diplomatik në Shqipëri, pasi pas pak kohë do të zëvëndësohet me një emër të ri ambasadori amerikan në Tiranë. /sarandacity.al/
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?