Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Kisha kujton koncertin e Teodhorakisit në Tiranë: defekti që la Janullatosin pa mikrofon…

by PorositWeb
7 Shtator, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ditë pas ndarjes nga jeta të Mikis Teodhorakis, kompozitorit më të madh grek edhe me famë botërore, Kisha Orthodokse ka kujtuar koncertin e orkestrës me emrin e tij në Tiranë, dhënë në nëntor të 2017-ës.

Sipas Kishës, Teodhorakis ruante ndenja miqësie me Shqipërinë që kur kush qenë më parë në ’88-ën.

“Ishte e shtunë, 18 nëntor 2017, kur në Amfiteatrin e Qendrës Kulturore të Kishës Katedrale ‘Ngjallja e Krishtit’, në Tiranë, Orkestra ‘Mikis Theodhorakis’ dha një koncert të paharrueshëm për publikun e kryeqytetit. Këngëtarët Sofia Papazoglu dhe Kostas Makedhonas interpretuan pjesë nga këngët më të njohura të kompozitorit të madh grek me famë botërore. Organizimin e koncertit e mori përsipër Kryepiskopata e Tiranës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nëpërmjet Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë. Miki nuk mundi dot të ishte i pranishëm, edhe pse ishte i ftuari zyrtar kryesor.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Aktivitetin e prezantoi shkrimtari Minas Vindiadhis dhe në vazhdim vajza e kompozitorit, Margarita, lexoi letrën përshëndetëse të Miki Theodhorakis për Kryepiskopin Anastas. Në letrën e tij, kompozitori e falënderonte Fortlumturinë për krijimin e mundësisë që të zhvillohej ky koncert. Gjithashtu, ai shprehte ndjenjat e tij të sinqerta të miqësisë për popullin shqiptar, si edhe gëzimin e emocionet që vetë ai kishte ndjerë para shumë vitesh, kur kishte vizituar Shqipërinë.

Koncerti kishte ngjallur interes të madh dhe numri i atyre që dëshironin me të drejtë ta ndiqnin e kalonte kapacitetin e amfiteatrit, por organizatorët krijuan të gjitha kushtet që admiruesit e muzikës greke të hynin në sallën e koncertit, ndërsa në ambientin përreth u vendosën ekrane të mëdhenj”, thuhet nga Kisha.

Po aty vihet theksohet dhe një detaj, ai i një defekti teknik në foni, gjatë së cilës po fliste Kryepeshkopi Anastas.

“Edhe pse pa mikrofon, për shkak të një defekti të papritur teknik, fjalët e Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, Anastasit, u dëgjuan të fuqishme, prekën zemrën e publikut, aq sa mendoje se po mbante frymën gjatë kohës që po fliste Kryepiskopi për të vërtetën, bukurinë, dashurinë, triptikun që duhet të ndriçojë dhe të përcaktojë jetën tonë”, thuhet ndër tyë tjera nga Kisha Orthodokse. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Si i duket Saranda këto ditë ish-deputetit të Delvinës

Next Post

A duhet të mbajnë maskë të vaksinuarit?

PorositWeb

Related Posts

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024
Ekspozita: Brigje deti në një Sarandë të kredhur në dritë dhe ngjyra
Kryesore

Ekspozita: Brigje deti në një Sarandë të kredhur në dritë dhe ngjyra

3 Gusht, 2024
E fundit nga UNESCO për Butrintin, Gjirokastrën e Beratin
Kulturë

E fundit nga UNESCO për Butrintin, Gjirokastrën e Beratin

25 Korrik, 2024
Automjeti në rrënojat e Butrintit i bërë lajm, i kujt ishte në të vërtetë?
Kulturë

Automjeti në rrënojat e Butrintit i bërë lajm, i kujt ishte në të vërtetë?

25 Korrik, 2024
UNESCO: Si duhet menaxhuar Butrinti
Kryesore

UNESCO: Si duhet menaxhuar Butrinti

20 Korrik, 2024
Pse serialet turke pëlqehen kaq shumë në mbarë botën?
Kryesore

Pse serialet turke pëlqehen kaq shumë në mbarë botën?

15 Korrik, 2024

Comments 5

  1. chat online says:
    3 muaj ago

    983850 971749I really pleased to uncover this site on bing, just what I was searching for : D too bookmarked . 855205

  2. https://myvelloretaxi.com/awesome-oscillator-pocket-option-ispolzovanie-i/ says:
    2 muaj ago

    342350 208755Some times its a discomfort within the ass to read what individuals wrote but this web web site is very user friendly ! . 739142

  3. pgslot says:
    2 muaj ago

    130264 134154Some really select articles on this internet web site , bookmarked . 669244

  4. https://www.epicos.com/article/486812/sdle-has-been-awarded-contract-maintenance-leopard-2a4-towers says:
    2 javë ago

    172556 637421I totally agree! I came over from google and am searching to subscribe. Where is your RSS feed? 568119

  5. Mostbet says:
    6 ditë ago

    265387 381375excellent publish, very informative. 822903

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.