Kjo grua, me pamjen e një nëne të dashur, ishte viktimë e një breshërie plumbash mbi lokalin ku ajo shërbente si banakiere, ngjarje e rëndë e ndodhur të dielën në mbrëmje në “Don Bosko”.
Mimoza Paja, 60 vjeçe, humbi jetën teksa të shtënat, me objektiv tjetërkënd, më sëktë pronarin e pandodhur aty të lokalit, një emër krimi, kapën pikërisht atë.
I biri shkruan në rrjete mes një dhimbjeje të papërshkrueshme:
“Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazën në trupin tënd. Qofsh e xhenetit mam!.
Por tani gjithçka ka mbarruar. Mirë do ishte që mama e tij të mos punonte në një lokal ku pronari ka probleme me drejtësinë.
Fjala është për Fation Muratin, një person me precedentë penale, pjesë e grupeve me rivalitet të ashpër kriminal.
Ai vetë nuk ka qenë aty, siç kanë menduar autorët e të shtënave. Pasoja tjetër qenë 5 të plasogur: Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.
Sahit Murati dyshohet se është xhaxhai i Fation Muratit, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.
U plagos gjithashtu dhe një fëmijë 10 vjeç, jo nga plumbat por nga ciflat e xhamave të thyer.
Kjo është ndër më të rëndat ngjarje kur në krye të Policisë së Shtetit është Muhamet Rrumbullaku.
Tashmë pritet se ç’reagim do të këtë, pasi është fjala për në ngjarje që “mbush kupën” e një rivaliteti kriminal në Shqipëri, me “larje hesapesh”, i cili po krijon ankth të madh social për sigurinë e jetës. /sarandacity.al/