Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Kjo ishte “Velipoja” e së hënës në Ksamil: pa krisma e të vrarë, por me marraz nga padrejtësia

by PorositWeb
28 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Kush mendon se Velipoja është thjesht një rast i izoluar, pasojë e ca kokëshkretëve që përtojnë ta kërkojnë zgjidhjen në shtet për shezlongjet e tyre, duhet të vijë në Ksamil.

Duhet të vijë aty për të parë se perla e turizmit shqiptar mund të shndërrohet në “Velipojë” nga çasti në çast me shkaktar vetë shtetin.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Familja Sula, e ardhur nga Skrapari në Ksamil që në vitet ’70, investuar në një plazh para një hoteli të tyre – Castle Hotel – që në 2004, qepur gjithçka me letra, me një marrëdhënie korrekte me shtetin, vjen një ditë dhe ky i fundit i fut si pykë në plazhin e tij dikë tjetër. Tregohet kjo dhe në hartën përkatëse. Pjesë e mesit, vizimi blu ose jeshilja e ndezur, i është dhënë tjetrit – mbajeni veten – polic me profesion, njëherësh plot dritë-hije në komunitet. Ndërkohë që dreqi ta hajë, ca profesione dhe në rrafshin e prestigjit publik – polic a mësues – s’ duhet t’u jepen aktiviteve me theks të rëndomtë fitimprurës që mund t’i njollosin. Nëse s’e kuptojnë vetë këtë gjë, duhet t’jua diktojë shteti.

Por është shumë iluzive kjo në një vend ku së paku të pretendohet thjesht për drejtësi, apo për copëza drejtësie.

Familja Sula nuk mban armë, por nëse do kishte edhe mund ta kishte shkrehur të hënën paradite.

Ata silleshin e përsilleshin në maraz, teksa shihnin se me polici, një polic u futej në pronën e tyre mbi 15-vjeçare. Hiqeshin shezlongjet e të parit për t’u zëvëndësuar me të dytit. E kjo, në kulmin e plazhit, me pushues që duhet të mblidhin raqet. E turpshme!

E shoqja e të zotit të plazhit, Albert Sulës, shfrynte e gati s’qante, ndërkohë që pëshpëriste përbetimet e Edi Ramës për drejtësi dhe rregull në plazhe.

Më konkretisht, familja Sula kishte ripërtërirë gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga Ministria e Mjedisit, ku si provë ishte një sms e ministrit Klosi që i jepte të kuptuar të zotit, Albert Sulës, që mos shqetësohet gjersa letrat i kishte në rregull.

Por pushteti lokal vendos t’i japë, duhet theksuar, mu në mes të territorit të plazhit i marrë me qera  prej vitesh nga familja Sula, një copëz dikujt tjetër. Më saktë një polici. Paradoksi, a më saktë çmenduria: tjetri me letrat e bashkisë ka vetëm një rrugë për të shkuar aty ku bashkia i jep plazh, nga shkallarët që janë pronë e atij që po shkëputet një copë plazhi.

Aty, së paku kur ndodh ky transferim hapësire, është instaluar policia. E zonja e familjes Sula, e cila tashmë nis të artikulojë dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria, duke kujtuar madje me nostalgji vitet kur punonte në Greqi, turfullon nga inati por s’ka ç’bëjë. Nis të çojë nëpërmend SPAK-un dhe vetëngushëllohet.

Paradoksi tjetër: Albert Sulës nuk i piu ujë fakti që është këshilltar bashkiak i PS-së, që kjo që po e gjente, po e gjente nga partia e tij!

Në anën tjetër, polici që arriti të merrte hapësirën e synuar, nuk pranon të tregojë dokumentat. Të thotë se mund t’i kërkojë në bashki për t’i parë. U referohet atyre për atë që po ndodh. E thotë këtë me gjysmë zëri, si shenjë e një subkoshience që është një padrejtësi me vulë shteti. /sarandacity.al/

 

 

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Eventi: cilat janë gatimet e minoritetit për të lëpirë gishtat

Next Post

Denoncimi: E vërteta joqeveritare e ujëmbledhësit të Janjarit (pamje)

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 4

  1. redes wireless empresas says:
    2 muaj ago

    343844 739162Wow post thanks! We think your articles are great and want more soon. We really like anything to do with word games/word play. 874930

  2. ซอฟต์แวร์การจัดการโครงการ says:
    1 muaj ago

    312530 962348 very good post, i certainly enjoy this internet site, keep on it 182084

  3. disponível para jogadores em Portugal says:
    2 javë ago

    416298 597079This really is something I actually need to try and do a lot of analysis into, thanks for the post 354869

  4. https://www.elespanol.com/invertia/disruptores/grandes-actores/tecnologicas/20190219/empresa-espanola-disena-dron-fuerzas-especiales-ejercito/377463932_0.html says:
    2 javë ago

    73039 140121Correct humans speeches ought to seat as nicely as memorialize around the groom and bride. Beginer sound system around rowdy locations really should always not forget currently the glowing leadership of a speaking, which is ones boat. best man speeches brother 442537

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.