Një gjest i turpshëm i bërë në transmetim nga një prezantuese e BBC-së, në fillimin e një transmetimi live në orën 12 të së mërkurës, është bërë viral orët e fundit.
Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri është ekspozuar me gishtin e mesit të ngritur menjëherë pas titullit të hapjes së reportazhit, pasi siç duket nuk e ka kuptuar në kohë se transmetimi i drejtpërdrejtë kishte nisur.
Në klipin që po bën xhiron e internetit, shihet Moshiri duke kuptuar menjëherë atë që ka ndodhur, duke ndryshuar tërësisht shprehjen e fytyrës dhe duke filluar të lexojë një lajm për Boris Johnson.
“Live nga Londra, duke parë BBC News”, dëgjohet duke thënë prezantuesja, e cila është sforcuar të shfaqë qetësi. Megjithatë, fakti që pak çaste më vonë ajo tha “coronaverse” në vend të “coronavirus” në lidhje me pandeminë, tregon se mund të jetë ndierë shumë nervoze nga fakti kishte kuptuar se çfarë mund të kenë parë shikuesit. /sarandacity.al/
buy priligy in uae Improves Intestinal Health and Digestion
dapoxetine priligy 146, 433 437 2000