Blendi Klosi morri detyrën e re të numrit dy në PS, duke zëvëndësuar Damian Gjiknurin si Sekretar i Përgjithshëm, një lëvizje kjo në kupolën e selisë rozë, diktuar nga Asambleja e para dy ditëve.
Gjiknuri, duke ia dorëzuar postin e lartë socialist Klosit, ishte njëherësh në shënjestër të pyetjeve gazetareske lidhur me inceneratorët, ku dhe ai përflitet se përfitoi nga dyshja Zoto-Mërtiri.
“Nuk është hera e parë që akuzohem, pro ka një drejtësi që i vlerëson këto gjëra, jo opinion publik që divesfikohet nga palë politike. Ligji do të flasë të vërtetën”, tha ai, duke mos u ndjerë as i braktisur nga Rama me kërë ç’emërim, pa u ditur se cila do jetë karriera e tij e mëtejshme.
“Personalisht nuk ndjej asnjëlloj braktisje. Jam në komunikim të vazhdueshëm më Ramën. Kemi një marrëdhënie të qëndrueshme punë. E respektoj vendimmarrjen e tij dhe lidershipin e tij. Me pushtetin vjen edhe ekspozimi ndaj riskut”.
Duke qëndruar në inceneratorët, ai i vlerësoi ato si vepra, por tha se nuk kishte ndonjë rol përcaktues në to.
“Në çdo moment që të më thërrasin do jap llogari. Roli im ka qenë periferik. Jam me bindjen se janë vepra në dobishmëri të publikut. Elbasani është një impiant që funksionon”, theksoi Gjiknuri.
Kujtojmë se që të dy këto emra kanë qenë në kohë të ndryshme drejtues politike të Sarandës(Qarkut Vlorë). Madje dhe kolegu i tyre tashmë në kërkim ndërkombëtar, Arben Ahmetaj.
Klosi ishte i fundit prej tyre, duke fituar të gjitha bashkitë e Qarkut. /sarandacity.al/