Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Kob në artin shqiptar: shuhet maja e aktrimit, Mirush Kabashi

Mjeshtri i karaktereve, realizues i roleve më pikante në kinema e teatër, recitues i pashoq

by Saranda City
5 Dhjetor, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Ka ndërruar jetë ai që padyshim ishte dhe do mbetet një ndër kokat e aktrimit shqiptar, jo një aktor i zakonshëm, por një gjeni i interpretimit dhe skalitjes së roleve, me rekordin e asnjë roli në negativ në karrierë. Mirush Kabashi, një gjakovar nga Durrësi, ka dhënë frymën e fundit pas një periudhe të shëndetit të rënduar, duke lënë pas një karrierë brilante që përfshinte role nga më pikantet, duke qenë lëvrues i shumë zhanreve në aktrim. Sa komik aq dhe dramatik, Mirush Kabashi ishte maja e realizimit e karaktereve në kinemanë shqiptare. Në teatër, ai realizoi të parën monodramë pas viteve “90-të, Sokratin, “Apologjinë” e tij me regji të Gëzim Kames, duke e luajtur në kohë e skena të ndryshme, edhe të huaja, për afro 30 vjet me rradhë.

Edhe pse aktrimi shqiptar ka skalitur emra të tjerë të mëdhenj, si Kadri Roshi e Sandër Prosi, Mirush Kabashi padyshim ishte në nivelin e tyre me role shumë më pikante, siç dhe Robert Ndrenika në jetë, me te cilin patën shumë realizime bashkë.

Më të veçuarit te Mirush Kabashi mund të përmenden rolet e Brahushit te “Dora e Ngrohtë”, me shprehjen e famshme “bisht qeni do mbetesh”, apo një rol pak minutësh te “Gëzhoja e vjetër”, Bakes, një shofer kinse gangster dhe pijanec, ku ai luan mjeshtërisht tipin që futet në sherr për një “pse m’sheh”.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjithashtu, rolet pantomimike, atë të një eremiti te “Kohë e largët” apo Veniamin Papës te “Emblema e dikurshme”, me skenën e një sulmi qensh ndaj tij, realizuar në mënyrë fantastike, ishte një shkëlqimeve të një ylli aktrimi që nuk u zbeh kurrë.

Në Sarandë, Mirush Kabashi do realizonte rolin e “Aspirinës”, mësues Nardit, servil dhe të paaftë, te filmi “Nxënësit e klasës sime”.

Me gati 100 role në kinema e teatër, Mirush Kabashi ishte një prej ikonave të artit aktorial të para ‘90-ës dhe më pas, duke u dalluar për intepretime poetike të jashtëzakonshme.

Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”. /sarandacity.al/

Previous Post

Një vdekje e kobshme në familjen e Vangjel Tavos

Next Post

Ç’duan grekët nga Britania, ja çfarë u huazohet

Saranda City

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re
Ekonomi

Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re

27 Gusht, 2024
Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut
Kryesore

Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut

11 Gusht, 2024
Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024

Comments 2

  1. Aviator says:
    2 muaj ago

    619713 552683Highest quality fella toasts, or toasts. will most surely be given birth to product or service ? from the party therefore supposed to become surprising, humorous coupled with enlightening likewise. greatest man speaches 485010

  2. creasur.udec.cl says:
    3 ditë ago

    395152 417080That is the first time I frequented your website page and to thispoint? I amazed with the research you made to make this actual post extraordinary. 459403

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.