Siç edhe u paralajmërua dhe nga kryeministri Rama, Komiteti Teknik COVID ka propozuar zgjatjen e orarit të lejuar të muzikës nga 22:00 deri në 23:00, ndërsa masat e tjera mbetet njësoj si më përpara.
Ky vendim vjen pas protestave dhe grevës së pronarëve të bareve dhe restoranteve në Lungomaren e Vlorës.
Ata kërkonin që orari i muzikës të shtyhet deri në 00:00, ndërsa aktivitetin ta zhvillojnë deri në orën 02:00.
Mbrëmjen e kaluar, ata vendosën himnin kombëtar në sinkron me njëri-tjetrin pasi kishte kaluar ora 22:00, gjë që solli dhe reagimin e policisë me katër të shoqëruar, mes tyre edhe një grua. /sarandacity.al/