Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Konfirmohen 14 jetë të shuara: ç’e shkaktoi zjarrin në spitalin COVID të Tetovës?

by PorositWeb
9 Shtator, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarisht, zjarri i mbrëmshëm në një spital COVID në Tetovë ka shuar 14 jetë, të gjithë pacientë.

Zëvendëskomandanti i Zjarrfikësve në Tetovë, Saso Trajçevski tha se zjarri u përhap shpejt brenda ndërtesës pasi bombolat e oksigjenit shpërthyen në dhomat e spitalit. Pamjet tregojnë flakët që shpërthejnë përmes dritareve në ndërtesat portative që përbënin spitalin modular.

Po pse ndodhi kjo?

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sipas ABC News, në një udhëzim të Komisionit Europian, ku bëhet një përshkrim i shkaqeve të zjarreve në spitale të ndryshme si edhe numrit të të vdekurve në to, jepet edhe këshilla kryesore: KUJDES me rrjedhjen e oksigjenit!

Edhe pse shkaku fillestar mund të jetë një shkëndijë elektrike, elementi që nxit zjarrin të përhapet me shpejtësi në spital është pikërisht oksigjeni.

Ai gjendet me sasi më të larta në repartet COVID dhe sidomos në pjesën e kujdesit intensiv apo ku mbahen të intubuarit, vijon shpjegimi.

Sasia e lartë e oksigjenit në ajër sipas ekspertëve, bën që zjarri të përhapet me shpejtësi përreth vatrës së tij duke mos i dhënë mundësi ekipeve zjarrfikëse që t’a shuajnë.

Prandaj, sipas udhëzimitë të Komisionit Europian, zjarret në repartet COVID shkaktojnë një numër të madh viktimash, ndryshe nga repartet e tjera.

Po cili është shkaku fillestar?

Eshtë vërejtur se për shkak të pandemisë, repartet COVID  mbushen me një shpejtësi të madhe krahasuar me repartet e tjera, duke mbingarkuar kësisoj sistemin elektrik, i cili herë pas here dështon duke shkaktuar masë.

Rrjedhimisht, sasia e lartë e oksigjeni, bashkuar me mbingarkesën e menjëhershme të sistemit elektrik, është kombinimi fatal që çon në tragjedi të tilla.

Në rastin e Tetovës, situata duket të ketë qenë edhe më në disfavor të të pacientëve, pasi spitali ishte i përbërë prej materialeve të njohura si “sanduiç”, të cilat digjen shumë më shpejt, vëren ABC News. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Dyfishohen eksportet shqiptare drejt Greqisë: ç’i japim e ç’marrim nga fqinji

Next Post

Interesante: një lum në Sarandë, ai që kaloi Kapo Dalipi(Timo Flloko) në film

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 1

  1. สอนเทคนิค วิเคราะห์ ทีเด็ดบอลเต็ง 3 คู่ ล้มโต๊ะ says:
    2 muaj ago

    945977 967102Interesting web site, i read it but i nonetheless have a couple of questions. shoot me an e-mail and we will talk more becasue i might have an interesting concept for you. 43858

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.