Bashkia e Konspolit, më shumë me foto se me fjalë, informon mbi ecurinë e ujësjellësit të Janjarit, një prej fshatrave të thellë të zonës.
Edhe është fjala që e gjithë zona të ketë ujë 24 orë, gjë që ende s’e ka Saranda.
“Drejt përfundimit ujësjellësi i fshatit Janjar.
Dhe me mbarimin e linjës dërguese Merko-Markat, bëjmë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në 2️4 në të gjithë territorin e Bashkisë Konispol”, thuhet nga institucioni i drejtuar nga Shuaip Beqiri. /sarandacity.al/