Krerë të Policisë së Qarkut, si dhe të Sarandës, mësynë zyrën e kryebashkiakut Gurma, një takim që nga vetë ky i fundit është përcjellë me gjuhë të thatë zyrtare.
“Me drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Vlorë dhe drejtues të Komisariatit Sarandë, diskutuam sot mbi sezonin turistik, rendin publik, sigurinë, qarkullimin rrugor dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis institucioneve, për manaxhimin sa më efikas të sfidave të përbashkëta”, shkruhet në FB e njeriut të parë të Sarandës.
Por një takim i një niveli të tillë përbën sinjalin e një seriozite në situatën e rendit, ardhur një ditë pasi sërish në një lokal të bujshëm të Sarandës pasi incidente dhe të proceduar penalisht.
Më parë po aty ndodhi një shkëmbim zjarri me pasojë një plagosje.
Kjo çoi në një furtunë në drejtimin e Komisariatit të Sarandës ku u shkarkua kreu i saj Syrja Bello për t’u zëvëndësuar nga Klodian Kondi. Ky i fundit është pritur me nota vlerësuese nga vetë blutë e Sarandës, por më e pakta, persona ende në kërkim nuk janë kapur dot me ardhjen e tij. Persona në kërkim që përflitet se bredhin lart e poshtë pa u trazuar. /sarandacity.al/