Kyepeshkopi Anastas Janullatos i ka kushtuar një shënim ikjes nga kjo jetë të kompozitorit të madh grek Miki Theodhorakis.
Kreu grek i Kishës Orthodokse Shqiptare, thotë se u takua me të ndjerin pak vite më parë dhe patën bashkë një bisedë mjaft të këndshme.
Për Janullatosin, ai ishte një kryeengjëll në qiellin muzikor.
“Në kujtim të Miki Theodhorakit
Kompozitori korife Miki Theodorakis ishte kërkues i harmonisë së përbotshme, një grek universal me famë mbarëbotërore. Njëkohësisht ishte një luftëtar i zjarrtë, atje ku shikonte vuajtje njerëzore, dhimbje të madhe për drejtësinë, dëshirën për bashkekzistencë paqësore midis popujve, për paqen dhe vëllazërimin kudo në botë.
Jeta e tij ishte shumë e trazuar me një prezencë të ndjeshme sociale dhe politike, si dhe me zell të paepur për të përjetuar në mënyrë krijuese traditën greke diakronike, për kultivimin dhe lartësimin e popullit.
Krijimet e tij muzikore origjinale i kapërcyen kufijtë e vendit dhe jehuan në shumë pjesë të globit.
Kryeengjëll në qiellin muzikor, Miki-Mihail Theodhorakis vuri në punë dhuratat e dhëna nga Perëndia dhe ia ofroi ato botës pa u kursyer. Në kërkimin e Perëndisë ishte i ndjeshëm dhe i kujdesshëm. Është e njohur se në kompozimet e tij, të lidhura me momente kulmore të jetës së tij, ka vënë në muzikë himne kishtare (Troparin e Kasianisë, Shërbesën e Varrimit, Liturgjinë Hyjnore).
Për herë të parë jemi takuar personalisht në banesën e tij në Athinë, në qershor të vitit 2017. Shkëmbyem përvoja jete nga rrugët e ndryshme që kishim ndjekur. Ishte një komunikim i fortë dhe i thellë njerëzish, që kishin luftuar që në vitet e para të rinisë së tyre në arenën greke dhe botërore për solidaritetin, paqen dhe drejtësinë.
Gjatë atij takimi, kompozitori i madh ofroi bujarisht të organizohej nga ‘Orkestra Mikis Theodhorakis’ një koncert në Tiranë, që u realizua më 17 nëntor 2018, në Qendrën Kulturore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Lutja jonë vëllazërore është që Perëndia, Dielli Shpirtëror i drejtësisë dhe i paqes, ta prehë shpirtin e tij e zgjedhur ‘në tendat e të drejtëve’.
I përjetshëm kujtimi i tij! Tashmë ai bën pjesë në përjetësi”, shkruan Janullatos. /sarandacity.al/
94595 856025Very man or woman speeches require to seat giving observe into couples. Brand new sound system just before unnecessary individuals really should always be mindful of typically senior common rule from public speaking, which is to be the mini. greatest man speaches 801729
189005 939802excellent points altogether, you simply received a emblem new reader. 42390
49254 949731Jeden Tag stellt man sich die Frage Was Koche Ich Heute?! Zerbrechen Sie sich nicht den Kopf, besuchen Sie uns am besten direkt auf unserer Webseite uns lassen Sie sich inspirieren 608011
94361 393563Hi! Excellent post! Please do tell us when I will see a follow up! 174756