Në kuadër të fushatës elektorale, edhe pse ato janë parlamentare dhe jo lokale, kreu i Bashkisë Adrian Gurma është takuar me banorë të Lagjes 1 dhe atyre të fshatit Gjashtë.
U pa gjendja në terren, u dëgjuan edhe banorët se çfarë mendojnë dhe çfarë ka nevojë të përmirësohet në infrastrukturën e rrugëve, në sistenime, ndriçim etj.
Pas këtij komunikimi dhe shkelje të terrenit, u krijua nendim më i qartë për nevojat e për mundësitë e përparësitë e ndërhyrjes dhe së shpejti nis puna.
“Me banorë të lagjeve nr 1 dhe te fshatit Gjashtë për të prekur nga afër problemet e shqetësimet e përditshmërisë dhe për të adresuar saktë zgjidhjen e tyre”, shkroi Gurma.
Por në fund, ai potencon slloganin e tij, që për koçidencë është gjysma e atij të LSI-së në Lokalet e 2005. LSI e kishte “Ecim më shpejt”, Gurma e ka thjesht “Ecim”. /sarandacity.al/