Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Ksamili, në vend të dytë të një renditjeje botërore

Sezoni i pritshëm: si përshkruhet Shqipëria nga kompania amerikane

by Saranda City
16 Maj, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria renditet e dyta në listën e 10 vendeve më të kërkuara për të kaluar pushimet verore nga Airbnb Inc., kompania amerikane që operon në tregun online për gjetjen e banesave për qëndrime afatshkurtra dhe afatgjata, e cila ka publikuar buletinin e verës 2023, duke renditur destinacionet më të kërkuara në të gjithë botën.

Këtë vit, kompania pret mbi 300 milionë pushues, që do të qëndrojnë në banesat e regjistruara në platformën e njohur. Destinacioni veror numër një i vitit 2023 në AirBnB është Kuta Atara, parajsa e sërfistëve në Balin Jugor, Indonezi.

Me tarifat për vilat private, që fillojnë nga 128 USD për natë, ky qytet plot gjallëri, është një mundësi e shkëlqyer për pushime të bukura dhe ekonomike. Jo më një “përlë e fshehur”, pasi u bë virale në TikTok, Shqipëria zë vendin e dytë në renditjen verore të AirBnB, me qytetin e bukur bregdetar të Ksamilit.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web
Në bregdetin jugor të Adriatikut, Ksamili ka një skenë turistike në zhvillim, det të qetë dhe trashëgimi të lashtë kulturore dhe historike. Vlen për t’u përmendur zona arkeologjike e Butrintit, që përfshin rrënojat e qytetit të lashtë ilir dhe është vetëm 5 km në jug. Ndërsa Syri i Kaltër, një burim karstik me ujëra kristal, thellësia e të cilit ende nuk dihet, është 40 minuta me makinë, në rrugën midis Sarandës dhe Gjirokastrës.

Nga të gjitha destinacionet në këtë listë, Ksamili është padyshim qyteti më ekonomik. Çmimet për një apartament fillojnë nga 22 USD, jashtëzakonisht të lira për një natë në AirBnB.

Një metropol me larmi të madhe kulturore, kryeqyteti anglez është padyshim një nga destinacionet më emocionuese, jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën.

Megjithëse dihet se nuk ka çmime të lira, ka ende disa zona, që mund t’i përshtaten buxhetit tuaj. Tarifat për një natë për dhoma private, mund të fillojnë nga 53 USD.

Zemra e rajonit historik të Katalonjës, Barcelona është destinacion klasik veror. Me shtrirje në bregdetin me diell të detit Mesdhe, qyteti dallohet për jetën shoqërore, si dhe një mori monumentesh kulturore.

Barcelona nuk është aspak një destinacion ekonomik. Çmimet e banesave të AirBnB variojnë midis 156 USD dhe 289 USD në natë.

Një ishull piktoresk suedez në Detin Baltik, Gotland renditet i pesti ndër destinacionet verore të AirBnB. Gotland u ofron pushuesve parqe detare me kafshë të egra dhe plazhe me rërë të pastër, megjithëse temperatura e ujit mund të jetë jo aq e ngrohtë sa ajo e Mesdheut.

Fjetja në kabinat vendase nuk është shumë e shtrenjtë, duke filluar nga vetëm 56 USD për një natë.

Destinacionet verore më të kërkuara në mbarë botën në tremujorin e parë të 2023:

1. Kuta Utara, Bali
2. Ksamil, Shqipëri
3. Barcelona, Spanjë
4. Londër, Angli
5. Gotland, Suedi
6. Louisville, KY, SHBA
7. Romë, Itali
8. Rouen, Francë
9. Marrakesh, Marok
10. Grindelwald, Zvicër

 

Previous Post

George Soros pas “vdekjes”: Jam gjallë e mirë!

Next Post

Rrëfimi për Ksamilin: Karaibet e Evropës i gjeni në Shqipëri

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës
Shoqëri

E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës

27 Gusht, 2024

Comments 4

  1. เครื่องซีลสูญญากาศ says:
    3 muaj ago

    608640 403359Searching forward to move into yet another hous?! […]Real estate busines is getting much more and more less protitable, have a look at why[…] 631172

  2. หมออรรถ อย่าฝากชีวิตไว้กับหมอ says:
    3 muaj ago

    90579 755860I was reading some of your content material on this website and I think this internet website is genuinely informative! Keep putting up. 740017

  3. Team Building says:
    3 muaj ago

    927107 241083some genuinely choice content on this internet website , saved to my bookmarks . 222728

  4. distillate thc online says:
    3 javë ago

    179894 237144I gotta favorite this site it seems invaluable very valuable 311478

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.