Një zjarr u shfaq mbrëmjen e së dielës në një zonë te e ashtuquajtura “Kodra 26 marsi” në Ksamil.
Zjarri ishte në një zonë me shkurre, për të cilën dyshohet se ka rënë nga pakujdesia.
Menjëherë ka shkuar në vend shërbimi zjarrfikës i cili bëri të mundur shuarje në kohë të flakëve duke shpëtuar kështu edhe banesat pranë.
“Nuk pati dëme; u dogjën ferra dhe bar. Shqetësimi ynë ishte fakti se zjarri ishte shumë afër banesave. Ndërhyrja në kohë bëri shuarjen e zjarrit pa pasoja”, tha shefi i shërbimit zjarrfikës të Sarandës, Nasibi Hasanllari. /sarandacity.al/