Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Kthimi i dënimit me vdekje? Rama prezanton nismën e re

by PorositWeb
24 Dhjetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama prezantoi nismën e re, atë të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, kudo, qeveria do të zhvillojë një “kuvendim popullor” për t’i pyetur për çështje të ndryshme.

“Në prag të një viti të ri vjen edhe kjo nismë e re për këshillimin kombëtar për Shqipërinë. Ne me një pyetësor, të cilin do ja vendosim në dispozicion të gjithë shqiptarëve, brenda apo jashtë vendit, do i japim jetë një kuvendimi popullor për të thithur mendimin për vendin, ekonominë dhe shoqërinë tonë.

Është koha për të lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjërave që na ndajnë që të hedhim hapa të rëndësishëm përpara duke u këshilluar së bashku për vendime që kanë impakt në marrëdhëniet e shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë me jashtë, ekonominë, gjendjen sociale brenda shtëpisë dhe patjetër edhe në përpjekjen jetike për të thelluar arritjet dhe adresuar plagët e padrejtësisë në funksion të luftës për drejtësi”, tha Rama, i cili gjeti rastin që të thumbojë dhe opozitën.

“Lufta për pushtet beteja për bravat, çelsa, shqyerjet e dyerve me shqelma me kriminel këto nuk kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë”, tha ai.

Po cilat janë disa nga çështjet e adresuara për t’u kuvenduar me popullin?

Një ndër ato, më e papritura është ajo e kthimit të dënimit me vdekje, ama për raste specifike, atë të krimeve kundër fëmijëve, siç në rastin e fundit në Fier.

“Më tutje kemi situatën ku u gjendëm së fundmi, krimet e dhunës në familje dhe kundër fëmijëve. Duke pasur parasysh se opinioni kërkon ashpërsim ekstrem në dënimin e autorëve përsëritës të krimeve kundër personit por në të njëjtën kohë kjo përbën edhe një sfidë në raport me standarde të caktuara apo me të gjithë procesin tonë që është i lidhur me botën ku jetojmë. Ne duam nga qytetarët opinionin e tyre”, tha Rama.

Më tej, një nga pyetjet e nismës së re të “kuvendimit popullor” do të jetë nëse duhet të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore.

“Kultivimi dhe përpunimi i kanabisit për qëllime mjekësore, pa legalizuar për qëllime të tjera, është një instrument që shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonominë e tyre.

Sot ka njerëz që thonë se Shqipëria, nuk është ende koha për të hyrë në këtë proces. Edhe unë e kam kundërshtuar. Por në këndvështrimin tim, nuk mund të presim më.

Por është një vendimmarrje që na duhet më shumë sesa bindja jonë dhe duhet të kapërcejmë përtej kartonit dhe shumicës dhe të marrim një opinion shumë më të gjerë nga të gjithë shqiptarët”, tha ai.

Një tjetër pyetje lidhet me “Green Pass”-in për futjen në lokale dhe restorante. “Pandemia, ka një frustrim të madh se kjo po zgjat dhe po bëhet e lodhshme dhe ka një lëvizje në të gjithë botën kundër vaksinimit.

Atëherë këtu ka plot njerëz që Shqipëria duhet të vendosë detyrimin për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit ku aksesojnë hapësira të përbashkëta, qendra tregtare, restorante, etj.

Një pjesë tjetër thotë se kjo kufizon liritë dhe të drejtat. Ne duam të shkojmë  përtej bindjes sonë dhe është një vullnet edhe për të ndryshuar vetveten” tha i pari i qeverisë. /sarandacity.al/

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Endet qiellit të Jugut, në Gjirokastër i dedikohet tabelë informuese

Next Post

“Lumturia” e medias me pagat n’shesh, AMA: Shkelje ligji!

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Pavarësia ringroh dyshen e ftohur kryeministrore
Politikë

Pavarësia ringroh dyshen e ftohur kryeministrore

28 Nëntor, 2023
Beleri, përgjigja e Ramës për një bllokadë të mundshme greke
Politikë

Beleri, përgjigja e Ramës për një bllokadë të mundshme greke

25 Nëntor, 2023
Berishizmi i “vë zjarrin” Parlamentit
Politikë

Berishizmi i “vë zjarrin” Parlamentit

20 Nëntor, 2023
Dënimi i një kryebashkiaku nga drejtësia greke, paralelja socialiste me Belerin
Politikë

Dënimi i një kryebashkiaku nga drejtësia greke, paralelja socialiste me Belerin

13 Nëntor, 2023
Tjetër kryebashkiak socialist në telashe
Politikë

Tjetër kryebashkiak socialist në telashe

13 Nëntor, 2023
Rama përuron bustin e Kostandinos Mitsotakisit, mungon i Kyriakosi
Politikë

Rama përuron bustin e Kostandinos Mitsotakisit, mungon i Kyriakosi

27 Tetor, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.