Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Ku është turizmi elitar? Auron Tare: Triumfoi babëzia!

by PorositWeb
16 Korrik, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Njohësi i turizmit Auron Tare tha se Shqipëria e ka humbur njëherë e mirë mundësinë për turizmin elitar.

I ftuar në emisionin Vetting në SCAN Tv, ai argumentoi se edhe pse mundësitë kanë qenë shumë të mira për të bërë turizëm elitar, kjo gjë nuk mund të bëhet më.

Kjo, pasi sipas tij, në Shqipëri ka fituar babëzia.

Tare tha se turizmi elitar nuk mund të bëhet më, pasi nuk ka një strategji për këtë, nuk ka asnjë koncept zhvillimi dhe është e pamundur prishja e kilometrave të tëra me ndërime kaotike.

“Ndryshimi cilësor vjen në një kohë të gjatë e do një kulturë të zhvilluar të shtrirë në kohë, nuk mund të ndryshojë menjëherë. Cilësia do jetë njësoj si vitin e kaluar. Nuk mund të jemi konkurrues me vendet e rajonit sepse nuk ofrojmë të njëjtën cilësi për të njëjtin çmim.

Shqipëria ende nuk e di ku do shkojë më turizmin, si në çdo fushë tjetër. Kemi dalë të luajmë e duam të shkojmë në kategorinë e parë po këpucët i kemi të NISH Gomës së Durrësit, topat e qepura me dorë, fushën me gropa e duam të luajmë me Liverpulin. Shqipëria e ka humbur me kohë trenin për turizmin elitar.

Ai mund të bëhej kur vendi i hap pas vitit 1990 e kishte fatin e madh të hynte në lojën e turizmit e fundit dhe të mësonte shumë nga gabimet që kishin bërë vendet e tjera mesdhetare. Mund të merrte më të mirën e mundshme. Por triumfoi babëzia dhe turizmi shqiptar është në këtë pikë që është sot. Gabimet që janë bërë në Shqipëri janë të parikuperueshme sepse duhet të prishësh hapësira të mëdha, kilometra të tëra ndërtime kaotike në bregdet. Gjë e pamundur”, argumentoi njeriu që deri para pak vitesh drejtoi Agjensinë e Bregdetit. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Plazhet bosh? Kumbaro mendon ndryshe…

Next Post

Një nga dy gjysmat e PD-së në Sarandë: ndarja në bazë që bën mu…

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Të dhënat në fundsezon: këtë verë na “mbytën” italianët…
Turizëm

Të dhënat në fundsezon: këtë verë na “mbytën” italianët…

3 Tetor, 2023
Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë
Turizëm

Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë

21 Shtator, 2023
Si ishte kjo e dielë në Sarandë…
Turizëm

INSTAT: Hotelet rritën pagat me mbi 25 %

18 Shtator, 2023
Fantastike! Ç’po i ndodh Shqipërisë sipas kryeministrit të saj?
Turizëm

Fantastike! Ç’po i ndodh Shqipërisë sipas kryeministrit të saj?

4 Shtator, 2023
Austri, “grusht turizmit masiv” në fshatin përrallor
Turizëm

Austri, “grusht turizmit masiv” në fshatin përrallor

29 Gusht, 2023
“Pushtimi i dytë” i Shqipërisë nga Italia
Turizëm

“Pushtimi i dytë” i Shqipërisë nga Italia

25 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.