Duke komentuar një radhë të pazakontë në Morinë, pra kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, gazetari Mentor Kikia e ka quajtur të paarsyeshëm konsiderimin si racist të asaj çfarë ndodh hera-herës në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.
“Ky është kufiri shqiptaro-shqiptar në Morinë. Natën e 30 gushtit u raportua për radhë deri në 10 kilometra të gjata. Fluks i madh qytetarësh kosovarë që kthehen nga pushimet në Shqipëri, por edhe qytetarë shqiptarë që shkojnë në Kosovë. Qeveria e Prishtinës ka marrë masa anti-COVID, para të cilave njerëzit që ishin në udhëtim janë gjendur të papërgatitur.
Kur shikojmë të tillë radhë të gjata në Kakavijë e Kapshticë, ne akuzojmë grekët si racistë. Po këtu kush janë racistët?
Në 20 vjet që funksionojnë dy shtete shqiptare, nuk mundëm dot të lehtësojmë asgjë në lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve.
Dy qeveritë, në Tiranë dhe Prishtinë, janë të kapin hunjtë e jo të bashkëpunojnë edhe duke rakorduar masat anti-COVID që njerëzit të mos dergjen rrugëve, pas pikave kufitare absurde, të cilat duhet t’i kishim shndërruar me kohë në formalitete administrative.
Kur shikon këto pamje, kupton se sa hiporktie dhe sharlatane janë histeritë nacionaliste, me flamuj kuqezi, që kërkojnë bashkimin kombëtar.
Serbë, grekë e malazezë, e kush dreqin tjetër trembet nga Shqipëria e Madhe. Mos u shqetësoni, ata që nuk e duan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, janë vetë shqiptarët dhe kosovarët në radhë të parë”, shkruan gazetari i njohur kritik, aktiv në rrjetet sociale. /sarandacity.al/
358210 880434I just put the link of your weblog on my Facebook Wall. very nice blog indeed.,-, 848525
126920 536514More than and over again I like to take into consideration this difficulties. As a matter of fact it wasnt even a month ago that I thought about this really thing. To be honest, what may be the answer though? 616927
577541 176351Some genuinely rattling work on behalf with the owner of this site , utterly fantastic content material material . 333505
524373 130292brilliantly insightful post. If only it was as effortless to implement some of the solutions as it was to read and nod my head at each of your points 156248