Ministrja Kumbari kujtoi dhe njëherë 27 shkurtin si afatin përfundimtar të aplikimit për plazhe private për sezonin e pritshëm.
“Çdo parcelë e dedikuar për sektorin privat që nuk do të merret në menaxhim prej tyre, automatikisht kalon plazh publik dhe sistemi nuk hapet për herë të dytë”, u shpreh ajo nga Velipoja.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ishte pikërisht në plazhin verior, ku u takua me përfaqësues të bizneseve të vijës bregdetare që kanë nisur përgatitjet për sezonin veror.
Po ashtu, vendimin që ajo e kumtoi ditë më parë në Sarandë, e kumtoi dhe aty, atë që ka të bëjë me mënyrën e hedhjes së mbetjeve nga bizneset.
“Bizneseve u ndalohet të stërmbushin koshat e dedikuar për familjarët. Duhet t’i mbajnë thasët me mbetje brenda hotelit a restorantit dhe t’i nxjerrin në orarin e përcaktuar nga bashkia”, tha Kumbaro. /sarandacity.al/
776573 723822Some truly quality blog posts on this web internet site , saved to my bookmarks . 306628
119251 788042I came towards the exact conclusion as well some time ago. Excellent write-up and I is going to be confident to appear back later for much more news. 322581