Bashkia Sarandë është vënë në rolin e një denoncueseje për atë që ndodh në kazanë mbeturinash në qytet.
“Një dukuri jo e këndshme është vënë re këto ditë:
Në disa vendbazime të kontenierëve, në qytetin e Sarandës, persona që mbledhin mbetje të riciklueshme për shitje, nxjerrin jashtë koshave dhe hedhin përtokë të gjitha mbetjet urbane të grumbulluara, duke zhbërë punën e punonjësve të pastrimit dhe duke krijuar ndotje dhe terren per infeksione nga më të ndryshmet”, thuhet nga Bashkia në një deklaratë.
Institucioni kryesor i menaxhimit të jetës së qytetit thotë se nuk po ia del dot vetëm, andaj kërkon ndihmë nga qytetarët.
“Strukturat e Policisë Bashkiake kanë vepruar në çdo rast ndaj këtyre personave, që rrezikojnë infektimin e vetes, por edhe të qytetarëve të tjerë e kalimtarëve.
Por as policia dhe as Bashkia nuk duhet të jenë të vetëm në parandalimin e kësaj dukurie dhe as në qortimin e këshillimin e tyre, kur shohin njerëz që kryejnë veprime të tilla.
Këta individë rrezikojnë veten dhe ne të tjerët, ndotin mjedisin dhe largojnë turistin nga qyteti, i cili bën gjithçka për të ofruar më të mirën, përfshi edhe një qytet të pastër.
Ja përse lipset solidariteti dhe partneriteti me çdo qytetar, kundër kësaj dukurie.
Të reagojmë dhe veprojmë së bashku, për qytetin dhe turizmin e përbashkët”, thuhet në reagimin e Bashkisë Sarandë. /sarabdacity.al/
Hi there! Do you know if they make any plugins to help with Search
Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some
targeted keywords but I’m not seeing very good gains. If you know of any please share.
Thank you! I saw similar text here: Blankets