Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Kur Facebooku të merr në qafë: shqiptarja në Athinë që përfundoi nën një të tillë

by PorositWeb
27 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Një ankesë e re tronditëse është publikuar në lidhje me një rast përdhunimi dhe ndalimi të paligjshëm. Sipas burimeve të policies greke, viktima është një vajzë 19-vjeçare shqiptare, e cila për tre ditë (nga 23 në 26 qershor) u përdhunua vazhdimisht nga dy bashkatdhetarë të saj, të moshës 20 dhe 21 vjeç.

Sipas burimeve të policisë, vajza në dëshminë e saj tha se u njoh  me njërin nga dy të rinjtë përmes Facebook dhe kështu ata caktuan një takim për t’u takuar të mërkurën e kaluar në një shtëpi në qendër të Athinës, në Kypseli.

Pak më vonë, një tjetër i ri erdhi në shtëpi dhe së bashku ata filluan ta përdhunonin vajzën në mënyrë të përsëritur, madje edhe duke i dhënë asaj – siç i tha ajo policisë – drogë, në mënyrë që t’u rezistonte orekseve të tyre.

Të dy të rinjtë e lanë të lirë vajzën pas tri ditësh, pra ditën  e shtunë, për t’u larguar më pas për në “ishullin e erërave” në Mykonos.

Shqiptarja 19-vjeçare, edhe pse shumë e torturuar nga përdhunimi kafshëror i  tre të rinjve raportoi menjëherë në polici incidentin, madje i tregoi  policisë edhe foto të njërit prej të rinjve të publikuar në mediat sociale. Pas denoncimit policia raportoi se:

Dy të rinj me origjinë shqiptare, të moshës 21 dhe 20 vjeç, u arrestuan pasditen e të shtunës në Mykonos, si pjesë e një operacioni të koordinuar nga oficerë policie të Nën-Drejtorisë së Sigurisë së Athinës në bashkëpunim me Nën-Drejtorinë e Policisë Mykonos, të akuzuar për përdhunim dhe ndalim të paligjshëm.

Në mëngjesin e së shtunës 26/06, një vajzë 19-vjeçare me origjinë shqiptare, raportoi në Nën-Drejtorinë e Sigurisë së Athinës ndalimin e saj të paligjshëm për tre ditë  nga 23/06, në një shtëpi në Athinë  në zonën e Kypseli dhe përdhunimin e saj nga dy të rinj, të cilët e lanë të lirë këtë mëngjes në portin e Pireut.

Pas sa më sipër dhe pas një hetimi që pasoi, të akuzuarit u identifikuan dhe u lokalizuan dhe në bashkëpunim me Nën-Drejtorinë e Policisë së Mykonos dhe Autoritetin Portual të Mykonos, ata u arrestuan  në mesditë në “Ishullin e erërave”.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorin Publik të Athinës për kundërvajtje”. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Dy problematikat që e çuan Prefektin e Vlorës në Kalasën “e largët”

Next Post

Arkiva: besëthyerrja greke që pasoi masakrën ndaj çamëve 77 vjet më parë

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik
Turizëm

The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik

16 Prill, 2023
Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…
Kulturë

Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…

14 Prill, 2023
Butrinti, me vizitorë në çdo stinë
Turizëm

Butrinti, me vizitorë në çdo stinë

7 Prill, 2023
Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix

19 Janar, 2023
Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë
Ekonomi

Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë

12 Janar, 2023
Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin
Ekonomi

Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin

28 Dhjetor, 2022

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.