Një 3-vjeçar nga Çuka i quajtur Ani Pema, është transportuar drejt spitalit me urgjencë nga i ati, pasi duke lozur me fëmijë të tjerë është rrëzuar dhe mendohej se kishte nxjerrë brrylin nga vendi.
Në fakt, pas ekzaminimeve, ka patur thjesht një krisje.
Nga Çuka, në pak minuta, i ati bëri shoferin e ambulancës me makinën e tij, ku me bori e drita arriti të çante trafikun për ta sjellë të birin në spital.
Për momentin fëmija është nën kujdesin e mjekëve. /sarandacity.al/