Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Kush është aktualisht “gruaja më e vjetër” në botë?

Jeta e jashtëzakonshme e një 115-vjeçareje, e famshme dhe për mbijetesën ndaj Corona-s

by Saranda City
27 Janar, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Maria Branias Morera i mbijetoi dy luftërave botërore, një lufte civile, dy pandemive dhe në moshën 115-vjeçare u shpall personi më i vjetër në botë nga Rekordet Botërore Guinness.

Morera e merr titullin pas vdekjes së murgeshës franceze Andre, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 118-vjeçare.

Për 22 vitet e fundit, Morera ka jetuar në një shtëpi pleqsh në Katalonjë, por ka lindur në San Francisko, SHBA.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ajo u bë e famshme botërisht kur i mbijetoi koronavirusit në maj 2020, kur Spanja po përjetonte një nga shpërthimet më të këqija të pandemisë, përpara se vaksinat të ishin në dispozicion.

“Rendi, qetësia, një marrëdhënie e mirë me familjen dhe miqtë, kontakti me natyrën, stabiliteti emocional, pa shqetësime, pa keqardhje, shumë pozitivitet dhe qëndrim larg njerëzve toksikë”, janë sipas Morerës sekreti i jetëgjatësisë së saj.

“Unë mendoj se jetëgjatësia është gjithashtu edhe fat,” shtoi ajo. “Fat dhe ADN e mirë.”

María Brianas Morera lindi në San Francisko më 4 mars 1907, një vit pasi prindërit e saj u shpërngulën nga Spanja në Shtetet e Bashkuara. Familja e saj u kthye në Spanjë tetë vjet më vonë dhe u vendos në Kataloni. Që atëherë Morera ka përjetuar momente përcaktuese, gëzime të mëdha por edhe pikëllime të mëdha.

Babai i saj vdiq nga tuberkulozi në udhëtimin e oqeanit nga SHBA në Spanjë. Rruga ishte e gjatë sepse lufta e parë botërore e bëri të rrezikshëm kalimin nëpër detet skandinave, kështu që anija duhej të kalonte nëpër Kubë dhe Azores, kujton Morera.

Në vitin 1918, pandemia e gripit spanjoll filloi të përfshijë botën. Më pas, kur ajo ishte 29 vjeçe, shpërtheu Lufta Civile në Spanjë, duke e lënë atë me “kujtime shumë të këqija”. Lufta e Dytë Botërore pasoi menjëherë pas.

Morera filloi një familje me një mjek katalanas, i cili i ka dhënë tre fëmijë, 11 nipër e mbesa dhe 13 stërnipër, sipas Guardian.

 Jeta aktuale

Morera ka përqafuar avancimin e teknologjisë, veçanërisht duke dashur mediat sociale dhe komunikimet dixhitale. Ajo përdor një pajisje zë-në-tekst dhe komunikon përmes Twitter për të mbajtur kontakte me të dashurit.

Shtëpia e të moshuarve ku ajo po qëndron, Residència Santa María del Tura, tha në një deklaratë se do të organizonte një “festë” për ta njohur atë si personin më të vjetër të gjallë në botë. “Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdon të jetë e befasuar dhe mirënjohëse për vëmendjen që ka sjellë…”, thanë zyrtarët. /sarandacity.al/

Previous Post

Holokausti, deputetja Zhupa: në nderim të hebrenjve kujton dhe tragjedinë çame

Next Post

Arkivi: Si sot lindi Kadare, mësuesi që s’u bë kurrë mësues

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës
Shoqëri

E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës

27 Gusht, 2024

Comments 1

  1. About BAU says:
    1 muaj ago

    743604 619198Just wanna comment that you have a quite good internet web site , I love the style it really stands out. 976802

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.