Një grup asambleistësh nga Suhareka, një “motër” e Sarandës në vite, pritet të vijnë nga ora në orë për të qëndruar këtu tre ditë.
Jo vetëm për ngjashmërinë në gërmën e parë e në tingëllim, Saranda e Suhareka prej vitesh janë motërzuar me njëra tjetrën, derisa vendimmarrësit kosovarë mes Prizrenit dhe Prishtinës, edhe një mbledhje të Asamblesë së tyre kanë improvizuar vite më parë në Sarandë.
Siç shpesh e bëjnë, ata do të kenë një guidë në Sarandë, me ftesë të kryetarit të Këshillit Bashkiak Sarandë.
Do vinte edhe Kryetari i Komunës, i cili është pushues i Sarandës, por duke qenë në pragun e zgjedhjeve lokale në Kosovë, e anulloi këtë rrugë. /sarandacity.al/