Kejsi, Arsi, Deni dhe Aresa, janë heronjtë e vegjël në moshë por të mëdhenj në kauzën e tyre: të mbajnë pastër Ksamilin.
Në një video të postuar në faqen e Facebook-ut nga Lëvizja për Turizmin Ksamil, ata japin mesazhin e tyre për të mbajtur pastër ambientin ku jetojnë.
“Dëshira jonë është që ambienti ku ne jetojmë të jetë i pastër, por njerëzit hedhin mbeturina në vendin e gabuar.”
Nën këtë kazuë, të vegjëlit kanë mbledhur mbeturinat dhe i kanë hedhur në koshin përkatës. /sarandacity.al/
https://youtu.be/jmrDWnW_c4I