Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Ky është Syri i Kaltër nr. 2 në Shqipëri

by PorositWeb
12 Tetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Syri i Kaltër në afërsi të Thethit është një nga bukuritë e rralla të natyrës së veriut të Shqipërisë dhe një nga vendet më të vizituara nga vizitorët  vendas dhe turistët e huaj.

Bukuritë natyrore të Shqipërisë janë të pa fundme, por syri i kaltër i Thethit, i cili rrjedh nga Lumi i Zi është një mrekulli natyrore.


Burimi vjen nga lartësitë e maleve mes lumit të Zi, i cili zhdërvjelltësohet mes bjeshkëve duke u bë gjithmonë e më i kthjellë sa në Syrin e Kaltër mbledh si me magji të gjithë bukuritë e bjeshkës duke e bërë këtë një pasqyrë të shembullit të natyrës së rrallë që gjendet pikërisht te kryevepra e natyrës së kësaj zone.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të dhënat për Syrin e Kaltër vijnë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shkodër, e cila informon se Syri i Kaltër është Monument Natyre, Kategori III sipas IUCN.

Syri i Kaltër i quajtur ndryshe Pusi i Zi (nga banorët njihet edhe si Pusi i Kolë Gjonit), është një pus rreth 3-5 m i thellë dhe me një sipërfaqe prej 100 m².

Syri i Kaltër rrjedh nga Lumi i Zi i cili zbret nga Kaprrea e sipërme. I pozicionuar rreth 7 km larg nga qendra e fshatit Theth, është ndër destinacionet më të vizituara në park, ku e gjatë gjithë kësaj gjatësi rruge të ofrohet një peizazh mbresëlënës e më pas ju shfaqet para Syri i Kaltër si një thesar i fshehur mes malesh!

Lumi i Zi buron në Majën e Zezë dhe ushqehet kryesisht nga shkrirja e borës dhe në Ndërlysa bashkohet me Lumin e Shalës i cili në një gjatësi prej 37 km përshkon Luginën e Shalës nga Thethi, Ndërlysa, Musha, Breg-Lumi tek Porta e Shalës, Lotaj, nëpër Luginën e Shoshit derisa në fund derdhet në liqenin e Komanit. /ATSH/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Bashkia: Saranda, edhe kryeqendër shahu!

Next Post

Kredoja e “bukës” në dy protestat e fundit: kështu u themelua dhe PKSH (Partia Komuniste)…

PorositWeb

Related Posts

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)
TË FUNDIT

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)

8 Gusht, 2024
Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan
TË FUNDIT

Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan

8 Gusht, 2024
Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!
Kryesore

Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!

6 Gusht, 2024
Edhe Santorini bosh!
TË FUNDIT

Edhe Santorini bosh!

6 Gusht, 2024
Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”
TË FUNDIT

Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”

3 Gusht, 2024
Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv
TË FUNDIT

Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv

28 Korrik, 2024

Comments 1

  1. penis envy mushroom psilocybin says:
    1 muaj ago

    384112 112147The posh distributed could be described as distinctive; customers are in fact yearning for bags is a Native aspirations. Which strange surroundings is built that is to market diversity furthermore importance with travel and leisure market trends. hotels particular offers 214082

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.