Kryebashkiaku i Vlorës ka rendur të bëjë pikërisht atë që bëri Rama në Pyllin e Sodës pak javë më parë. Te bregdeti në Lungomare, Dritan Leli ka përveshur vetë mëngët për të pastruar atë çfarë ka nxjerrë deti.
“Kushtet e motit nuk i kontrollojmë dot, por punën e përditshme po. Me ekipet e shërbimit të qytetit, edhe pse në ditë pushimi, aksionin e radhës e përqendruam në breg të detit, për të pastruar gjithë ç’kishte nxjerrë deti gjatë natës!
Kur i hidhni bidonat plastik në det, mos kujtoni që, meqenese nuk ju pa kush, i keni hedhur në vendin e duhur!
Gjithçka ju kthehet sërish në tryezë, përmes peshkut që hani!
Mos abuzoni me tokën, mos abuzoni me detin!”, shkruan Leli. /sarandacity.al/