Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Libri që bëri bashkë dy ish-kryebashkiakë të Sarandës

“Të Pangjashmit” e Thoma Nikës, pasuria njerëzore një qyteti

by Saranda City
21 Prill, 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ish-kryebashkiakë të Sarandës u shfaqën krah njëri-tjetrin në një event kulturor në Galerinë Saranda, me shkak një libër nga ish-zëdhënësi i tyre.

Thoma Nika, ndër gazetarët më të njohur të Sarandës në më në shumë se tre dekada, zëdhënës i katër kryebashkiakëve radhazi, promovoi librin e tij të parë publicistik “Të pangjashmit”, aty ku ofrohen portretet e 101 sarandiotëve, individë me statuse të ndryshme sociale, fate të ndryshme, profesione të ndryshme, e sigurisht veçantive të spikatura te secili prej tyre; pra, pasuria njerëzore e një qyteti.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ishte ndër ceremonitë promovuese me më shumë pranishmëri të madhe në sallën e Galerisë, event që pasoi atë të para pak javëve, ku një tjetër emër i njohur i gazetarisë sarandiote, Shkëlqim Hajno, promovoi librin novelistik “Hebreu i fundit”, duke sprovuar veten kësisoj në lëmin e letërsisë artistike, pas vitesh karriere të ethshme gazetareske.

Të tillë e ka karrierën dhe Thoma Nika, aktualisht në pension zyrtar, por me një energji të pazbehur e të pashtershme për të vijuar gazetarinë, tashmë dhe në nivel publicistik, si të qe fiks djalë i ri.

Në një shkrim në FB mbi eventin promovues, vetë autori shpjegon veprën e tij:

“Çdo njeri prej 101 profileve i ofrohet lexuesit me të pazakonshmen dhe të pangjashmen e jetës së tij, brenda të zakonshmes sonë.

Kjo është në thelbin dhe në arësyen e të shkruarit dhe të botuarit të librit ‘Të pangjashmit’.

Dhe së fundmi, tregova atë që kam përjetuar në procesin e përgatitjes për botim të librit. Thash se disa herë më është dashur të prish strukturën e librit, për shkak të presionit pozitiv që më vinte nga e përditshmja.

Për një gjë krijova bindje: që sa më intensivisht ta përjetosh realitetin, aq më shumë ai ofron profile dhe modele njerëzish, që për çdo gazetar shërbejnë si ngacmim dhe japin indicie për të hyrë dhe për të rrëfyer historinë e tyre njerëzore.

Sigurisht që për këtë nuk mjafton të udhëtosh, por t’i vësh në punë të gjitha shqisat dhe të përfshihesh në historinë njerëzore ku has.

Do të doja ta mbyllja duke thënë se, nëse Fakulteti i Gazetarisë më mësoi si të shkruaj, eksperienca e punës në redaksi apo e bashkëpunimit me gazetat, më mësoi si të mos shkruaj. Në sensin si të mos gaboj, si të mos nxitoj e të mos spekulloj me fjalën e shkruar apo të folur, si të bëj diferencën mes dukjes dhe thelbit dhe si të gdhend me fjalën…”, shkruan Thoma Nika, me treguesin më unik në gazetarinë shqiptare, të qënit në vite zëdhënës i katër kryebashkiakëve, pa u shkëputur për asnjë çast nga gazetaria klasike, ajo e terrenit dhe njeriut, për shkak të pozicionit zyrtar.

Një falenderim ai ka dhe për kolegët e tij në profesion teksa shkruan: “Duke qenë një libër publicistik, kjo bëri më të interesuar mjaft prej kolegëve të mi gazetarë: Shkëlqim Hajnon e Shpresa Dinen, Agron Memën e Vangjel Papakriston, Panajot Bolin e Sofokli Mekshin, por edhe gazetaret e brezit më të ri: Silvi Sula e Anxhela Lushkaj. Të gjithë i falenderoj shumë”. /sarandacity.al/

 

 

Previous Post

Efektet e frikës “SPAK”: Ikja nga firma, si djalli nga temjani!

Next Post

Nevoja ulëritëse për korrektorë gjuhësorë në median shqiptare

Saranda City

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re
Ekonomi

Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re

27 Gusht, 2024
Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut
Kryesore

Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut

11 Gusht, 2024
Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024

Comments 3

  1. Pok9 slot says:
    2 muaj ago

    778215 831608Particular paid google internet pages offer complete databases relating whilst personal essentials of persons even though range beginning telephone number, civil drive public records, as properly as criminal arrest back-ground documents. 55135

  2. ใบพัดมอเตอร์ says:
    2 muaj ago

    281168 180634Hello! Ive been reading your internet web site for a although now and lastly got the courage to go ahead and give you a shout out from Kingwood Texas! Just wanted to say maintain up the great function! 136217

  3. peyote says:
    1 muaj ago

    876886 232992I adore the appear of your website. I lately built mine and I was seeking for some design suggestions and you gave me several. Could I ask you whether you developed the internet site by youself? 489138

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.