Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fituesin për një nga rrugët që lidhet me Kardhiq-Delvinë me një kosto gati 1.1 milionë euro.
Në procedurën ku morën pjesë katër kompani fituese është shpallur bashkimi “COBIAL” shpk, & “BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SAMAYI VE TICARET” LTD – & “INFRATECH” shpk – & “ARKIMADE” shpk me një ofertë 134.5 milionë lekë nga 164 milionë lekë që ishte fondi limit për këtë procedurë.
Konkretisht bëhet fjalë për Ndërtimi i rrugës së Fushë Bardhës, lidhja me rrugën Kardhiq – Delvinë” e njoftuar pak javë më parë. Ndërtimi për këtë rrugë parashikohet që të jetë 7 muaj e 10 ditë.
Kompanitë që morën pjesë në procedurë ishin “Alba Konstruksion shpk & ARENA MK shpk” me një ofertë 113 milionë lekë por që oferta e tyre sipas ARRSH është s’kualifikuar pasi nuk ka arritur të paraqesë dokumentacion të plotë dhe të saktë për të dëshmuar plotësimin e të gjithë kritereve të kërkuara.
“Operatori ekonomik duhet të disponojë licencë projektimi ose të kontraktojë me një shoqëri projektuese të licencuar sipas rregullores së miratuar me VKM nr. 943, date 28/12/2016 ”Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim.
Licenca e projektimit duhet të ketë kategoritë si me poshtë : Nga Operatori ekonomik është paraqitur kontrata e bashkëpunimit me numër Repertori 1536, Nr. Koleksioni 491, datë 24.08.2021 me kompaninë projektuese “Arena”shpk për realizimin e projektit në të cilën vihen re që në licencën e projektimit mungojnë kategoritë” thuhet në sqarimin e autoritetit kontrator.
Dy operatorët e tjerë që kanë marrë pjesë në garë janë BOE “METEO” SHPK & “SHPRESA AL” me një ofertë rreth 125 milionë lekë dhe BOE “HASTOÇI” shpk & “ZEQILLARI” shpk me vlerë 141 milionë lekë.
Për të dy operatorët e tjerë nuk është dhënë ndonjë shpjegim lidhur me s’kualifikimin dhe cilat kanë qenë mangësitë që janë hasur në procedurë. /Monitor/