Nga Ermir Hoxha
Kur sheh vendqëndrimin rrethor të barkave te Limani, e sheh gjithashtu standartin e automjeteve në rrugët e Sarandës, me disa sosh që mund ta variojnë nga 15 deri në 25 mijë euro, ndoshta dhe më tepër, mendon se përse ende te shqiptarët, ose posaçërisht te sarandiotët e kamur, nuk është futur kultura e të poseduarit të një mjeti detar – jaht ndoshta është shumë, por një barkë familjare.
Sipas njohësit të këtij tregu, Artan Isufi nga Durrësi, është sa çështje kulture aq dhe pamundësie, sidomos infrastrukture. Thënë më qartë, parkimi. Ka qenë dhe burokracia e letrave, e cila gjthsesi është thjeshtësuar.
Por sa është kostoja e pasjes së një mjeti detar?
Nën 40 muaj furi, 30 deri në 40 mijë në vit regjistrim. Por mbi këtë fuqi motorike shkon dhjetëfish.
E shtrenjtë është patenta, nga 400 deri në 500 euro, ndërkohë që Mali i Zi e ka 200 euro.
Ndërsa çmimet e blerjes janë pothuajse të përafërta me ato të automjeteve; pra nga 3 mijë euro e tutje.
Ndërkohë, baza e letrave është Kapiteneria e Durrësit, e cila ka Regjistrin Detar të të gjithë vijës bregdetare. Së fundi, kjo kapiteneri ka shërbimet e saj dhe në Vlorë e Sarandë. Por pothuajse të gjitha qytetet kryesore bregdetare shqiptare, vuajnë mungesën e një parkimi, siç quhet në gjuhën rrugore. Në Durrës ku ekziston një parkim, kostoja shkon në 100 euro në muaj, por pa kushte optimale.
Vijmë në Sarandë. Në raport me zhvillimin e turizmit dhe ngritjen e nivelit të jetesës për një shtresë, të poseduarit e një mjeti lundrues personal apo familjar, me aktivitet të gjithëstinor e të dukshëm, pothuajse nuk ekziston. Ato që vejnë e vijnë nëpër det janë vetëm barkat e peshkimit.
Për njohësin Isufi, i cili njihet dhe si mjeshtri i servisit të mjeteve detare me qendër në Durrës, ndoshta një infrastrukturë e mirë dhe e duhur, mund të ishte më tërheqëse për posedimin e mjeteve të tilla nga ana që i kanë mundësitë financiare. Dhe të tillë në Shqipërinë e 2021 nuk janë pak, së paku nuk gjykuar nga shtrenjtësia e katërrotëshave në rrugë. /sarandacity.al/