Vasil Papa dhe Irakli Papa janë dy sarandiotë që i përkasin historisë së garave motorçiklike shqiptare, të cilat datojnë për herë të parë në vitet 20-të shekullit të kaluar.
Por për ta ka pak të dhëna, edhe për lidhjen mes tyre.
Për Vasilin Papën thuhet se ka qenë në ato kohë distributori kryesor dhe ekskluziv i gomave “Dunlop”. Kjo do të thoshte se prej tij pajiseshin me goma cilësore automjetet e kohës.
Për këtë ekziston një foto e vjetër, e cila i përket dyqanit të tij në Rrugën 2.
Ndërsa për Irakli Papën thuhet se ka marrë pjesë në një garë më 28 nëntor të 32-shit, me rastin e Pavarësisë, në itinerarin Tiranë – Durrës (foto kryesore).
Gara ka qenë e motorëve me cilindratë të madhe.
Për këtë ekziston dhe një foto, ku Irakliu është në mes dhe në kokë mban një beretë.
Ekziston gjithashtu dhe një foto e tij me “Harley” në Sarandë në vitin 1924. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?