Një person ekstremisht delikuent, me dosje e tipare kriminale, kreu një krim të rëndë mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë, më saktë në Paskuqan.
Një vit pasi ka dalë nga burgu, ai i Drenovës, Dan(Ramazan) Hutra, rreth 40 vjeç, ka shkaktuar një masakër në banesën e ish-bashkëjetueses së tij.
Ai vrau me armë zjarri Mevlute Hysën, 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën.
Fjala është për një kriminel të regjur, tashmë në kërkim.
Në 2007-ën, Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e goditi me thikë në zemër.
Por më herët, Hutra kishte qenë i dënuar edhe në vitin 2003, pasi kishte marrë peng kunatën e kishte përdhunuar kunatën tjetër.
Për vrasjen e gruas, ai bëri 14 vjet burg. Më pas fitoi lirinë, por u fut sërish në burg për dhunë në familje. Ai u liruar sërish para një viti, për të bërë gjëmën këtë vit, me një masakër të vërtetë.
Pa krimin e fundit, më e pakta ai nuk duhej të kishte dalë më nga burgu. Më e shumta duhej të kish dënim kapital, nëse do ekzistonte. Por duke shijuar lirinë krim pas krimi, mbërriti te kryekrimi. Gjithsesi, edhe pse ka marrë tre jetë deri më tani, ai jetën do vijojë ta jetojë, edhe pse pas hekurave, në një vend që i është bërë shtëpi e dytë. /sarandacity.al/