Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Loja e pisët me “nëna etnike” e Fredi Belerit

Përgjigja e historianit shqiptar për Himarën greke nga një i përfolur si vrasës

by Saranda City
15 Korrik, 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Një deklarim tipik ballkanik bëri Fredi Beleri sapo mbërriti në Athinë, fluturuar nga Tirana drejt kryeqytetit grek, prej nga do të vijojë drejt Strasburgut për në seancën e parë në Parlamentin Europian, si eurodeputet i saj, çuar aty nga Mitsotakis, në një lëvizje politike për inat të Tiranës zyrtare.

Kështu, Beleri ka lënë qelinë për pak ditë, për t’u kthyer sërish aty në plotësimin e dënimit nga drejtësia shqiptare, me akuzën e shitblerësit të votave.

Por sapo shkeli në tokën greke, ai lëshoi frazën e nxehtë nacionaliste, atë se grekët në Shqipëri(duke nënkuptuar Himarën), kanë një “nënë që i mbron” dhe ajo është Greqia. Por se kush po i lufton grekët, më saktë minoritarët në Shqipëri, kjo nuk thuhet nga Beleri. Minoritarët, pra shtetasit me kombësi greke në jug të Shqipërisë, as janë luftuar e as janë munduar ndonjëherë për çështje etnike. Madje edhe përkundër faktit të një gjenocidi grek mbi shqiptarë, si në rastin çamëve, kur shqiptarët, linja zyrtare apo njerëzit e thjeshtë, nuk e kanë parë minoritetin vëngër të diktuar nga ai zhvillim i rëndë historik.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si përgjigje ndaj Belerit, i cili e bën Himarën greke, vjen reagimi i historianit Marenglen Kasmi.

“Nuk mund të flasim për minoritet grek në Himarë. Ka vetëidentifikim të tillë këto 30 vite prej shqiptarëve. Ka një fenomen pragmatist. Sikurse referuar deklaratës së zotit Beleri, ku dy nënat e tij mund t’i përdorë në gojë ashtu siç ka të drejtë. Himara ka një nënë dhe kjo është Shqipëria, një territor që historikisht ka qenë shqiptar. Sidomos pas pushtimit osman me termin Himarë nënkuptohej 50 fshatra, e gjithë Labëria.

Nuk është gjuhë nëne greqishtja në Himarë. Është gjuhë e marrë për nevoja ekonomike. Minoriteti është status. Dy minoritete janë njohur në 1912: ai grek në Dropull dhe një malazez në  veri të Shkodrës. Nuk është përmendur Himara si minoritet. Është shpikje e zallamahisë shqiptare këto 30 vite të fundit”, tha Kasmi.

Kujtojmë që Beleri, pos boshësisë në formim – ende nuk dihet se ç’shkollim apo profil profesinal ka – përflitet si një ndër anëtarët e asaj bande greke të kauzës vorioeoirote, e cila në prill 1995 sulmoi një postë ushtarake shqiptare në Peshkëpi të Gjirokastrës, duke vrarë dy oficerë.  /sarandacity.al/

Previous Post

FMN: Ç’mund ta rrezikojë “mrekullinë e turizmit” në Shqipëri

Next Post

Vera, vapa dhe terrorizmi meteorologjik

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024

Comments 1

  1. โอลี่แฟน says:
    2 muaj ago

    936135 383307I agree with you. I wish I had your blogging style. 286297

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.