Lokalet e pjesshme po rezultojnë një disfatë nga më të rëndat elektorale për Bashën. Nga 6 bashkitë, jo vetëm që s’ka fituar asnjë, pra, në mënyrë klasike kundër Ramës, por ka humbur rëndë dhe ndaj Berishës.
Ky i fundit, me trukun e tij politik “Shtëpia e Lirisë”, një aleancë e kamufluar me LSI-në, po del e dyta me vota, ndërkohë që po merr Shkodrën.
Në këtë pikë, Shkodra ka injoruar thirrjen amerikane për të mos votuar kandidatura të “non grata”-ve.
Kështu, “shpirti demokratik” i shkodranëve ka shkuar kundër liderit demokratik botëror, SHBA-së, ndërkohë që ka vijuar njëherësh mos ketë, çuditërisht, ndjeshmëri refuzuese ndaj së kaluarës komuniste 24-vjeçare të Berishës, duke e votuar besnikërisht këtë të fundit.
Në planin tjetër, PS ka bërë detyrën, pasi po fiton të gjitha bahskitë e tjera. E para që Vora, e cila u konfirmua si fitore e saj që dielën mbrëma. Pra, Durrësi, Rrogozhina, Lushnja, Dibra, i mbeten pushtetit rozë. /sarandacity.al/
516673 613670I conceive this web site has got some real wonderful information for every person : D. 94853
647456 946420Its hard to search out knowledgeable individuals on this topic, but you sound like you realize what you are speaking about! Thanks 24720
453382 663760Really interesting subject , thanks for posting . 293036