Një 31-vjeçar, i quajtur Gentian Shehu, goditi me grusht Berishën teksa ky i fundit po ecte më ithtarë të tij drejt vendprotestës së planifikuar.
Ishte ky një incident i rëndë, gati i paimagjinueshëm, pasi si pasojë u shfaq dhe një Berishë i gjakosur në fytyrë, i cili pas këtij momenti iu drejtua mbështetësve duke thënë:
“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”.
Nga ana tjetër, personi që e goditi u rrah rëndshëm nga badigardë e militantë demokratë, duke përfunduar te Trauma për të marrë mjekim. /sarandacity.al/