Policia e Sarandës ka arritur të godasë një tjetër grup trafikantësh lëndësh narkotike, në një operacion të koduar si “ishulli”.
“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas do të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor ‘Ishulli’”, thuhet në njoftimin policor, duke vijuar në detaje të tjera:
“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 21 vjeç dhe M. G., 18 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi N. B.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë drejt Korfuzit, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me një pedalon.
Shtetasit E. M. dhe M. G. janë kapur në flagrancë nga Policia Kufitare, në afërsi të pikës së vrojtimit të Marinës, në zonën e plazhit ‘Pema e Thatë’, ndërsa shtetasi N. B. ka transportuar me automjet lëndën narkotike në drejtim të Ksamilit dhe kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, ka braktisur mjetin dhe është larguar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 6.5. kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 aparate celulare dhe automjeti tip Toyota me të cilin po transportohej lënda narkotike në bregdetin e Ksamilit.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ të kryera në bashkëpunim’”. /sarandacity.al/
95684 379673This design is steller! You clearly know how to keep a reader amused. Between your wit and your videos, I was almost moved to start my own weblog (well, almostHaHa!) Great job. I genuinely enjoyed what you had to say, and a lot more than that, how you presented it. Too cool! 209654