Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Makina luksi me birbo që rrezikojnë jetë: a ka dhe Saranda prej tyre?

by PorositWeb
28 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Sqarim paraprak: Ndjesë për poseduesin e kësaj makine që a’s dimë e as s’e njohim kush është dhe që mund të jetë shembullor me shtetin dhe njerëzit, gjithashtu dhe në jetën publike.  

Makina është zgjedhur për ilustrim dhe, siç mund të dallohet, i janë fshehur identitetet për korrektesë etike.

Pra, çfarë shkruhet më poshtë, nuk ka asnjë lidhje të drejtpëdrejtë me këtë automjet apo poseduesin e tij.   

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A ka dhe Saranda prej atyre që i morrën jetën një familjeje në aksin Fier – Vlorë, pra të rinj në makina luksi, prej atyre që menjëherë të tërheqin vëmendjen nga përthyerja logjike e shtrenjtësisë së makinës me atë që është në timon, mosha apo pamja?

Po, si kudo në fakt në Shqipëri.

Por në Sarandë është theksuar madje vitet e fundit. U dalluan qartë sidmos në kohën e pandemisë, në pranverën e 2020-ës, ku vetëm ata kishin lirinë e bredhjes në orët ku i gjithë qyteti ishte ngujuar me urdhër qeverie. Stacionin e ndalesës për pak muhabet a ndonjë cigare me njëri-tjetrin, e kishin zakonisht në fillimet e aksit Turizëm – Çukë.

Ndërkohë, rrugët ku ata “sfilojnë” janë ajo 3, nga fillimi i saj e deri te Lulishtja, në Rrugën 2, nga “9 Tetori” deri te Gazetat e tutje, apo nga rruga e Portit. I has gjithashtu dhe nga Limjoni me prirje drejt qendrës.

Në segmente të caktuara zgjedhin trimërimin me gazin në dërrasë për qejfin e tyre, qoftë dhe për 50 metra, që është njëherësh dhe një lloj arrogance ndaj këmbësorëve në rrugë apo të tjerëve në timon të makinave më modeste.

Nuk besohet të jenë të pavëzhgueshëm nga policia. Saranda nuk është metropol. Qyteti mund të përshkohet për maksimumi gjysmë ore.

Qeveri sapo ka paralajmëruar vetting ndaj poseduesve të makinave të shtrenjta dhe nuk dihet nëse do ndodhë në Sarandë që policia të ndalojë ndonjërin prej tyre dhe t’i kërkojë të ofrojë llogarinë se si është blerë ajo.

Sigurisht, nuk janë të gjithë siç mund të mendohet. Disa i kanë të justifikuara nga bizneset në vite, ku problem është kalimi te fëmija i gati 100 mijë eurove që, prej pordhës idiote mund të marrë jetë njerëzish, të të çojë  në burg e të të shkatërrojë gjithë çfarë ke ndërtuar në jetë.

Niveli i tyre kulturor katastrofik, prej nga burojnë të gjitha marrëzitë dhe me kosto jete, shihet që nga lloji i muzikës që dëgjojnë, që gabimisht quhet muzikë. Jo thjesht pra rrezik jete, por dhe një fyerje për sqimën njerëzore. /sarandacity.al/

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Qeveria paralajmëron “vetting” për makinat luksoze, mbrohet për plazhet: S’ndajmë parcela!

Next Post

Ina Zhupa, akuza Ramës për pronarin e Bukenvileve

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 2

  1. spa in Bangkok says:
    2 muaj ago

    421735 543520thaibaccarat dot com could be the greatest site to study casino games : like baccarat, poker, blackjack and roulette casino 176512

  2. Richard says:
    1 muaj ago

    268909 753770The the next occasion I read a weblog, I actually hope so it doesnt disappoint me about brussels. Come on, man, Yes, it was my option to read, but I just thought youd have some thing interesting to state. All I hear can be plenty of whining about something that you could fix in case you werent too busy looking for attention. 111815

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.