Javën e parë të prillit, Neta u gjend në Washington D.C., ku rastësisht takoi djaloshin shqiptar Kristi Pango.
Intervista me të e çon shikuesin në vitet e fëmijërisë, origjinën e familjes, shkollimin, dhe emigrimin në Amerikë, ku Kristi punon si profesionist në një nga bankat më të njohura në vend.
Përfshirja në komunitetin shqiptar në Philadelphia ku Kristi jeton, i ka dhënë një dimension të ri eksperiencës së tij si emigrant, duke e bërë më të ndjeshëm ndaj rrënjëve dhe vendit ku lindi e u rrit.
Babai i tij, Spiro Pango, është nga Zagoria, ndërsa mëma e tij e ndjerë, Monda, u rrit në Sarandë, bijë e dy qytetarëve të nderuar: mësueses së fillores Lefteri Gjergji dhe komisarit të marinës Dhiogjen Gjergji.
Kristi tregon se si pasioni i hershëm për matematikën i hapi dyert e suksesit në Amerikë, dhe inkurajon rininë shqiptare që ta shfrytëzojë këtë mundësi si çelës të artë për të hyrë në tregun global të punës.
https://youtu.be/ahjzMS9dXPM